Modelja e njohur britanike, Lottie Moss, ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve në premierën e filmit Caught Stealing që u mbajt në Londër.
Ajo u shfaq me një paraqitje mjaft glamuroze.
Ajo kishte zgjedhur një korse të artë të shndritshme e të kombinuar me një fund të ngushtë, që i vinte në pah linjat trupore.
Moss, e cila shpesh komentohet për stilin e saj unik dhe të guximshëm, edhe këtë herë arriti të bëjë diferencën në tapetin e kuq, duke marrë vëmendjen e mediave dhe fansave.