Ballina Kronika Plagosi rëndë të riun duke e goditur me gur në kokë, arrestohet...

Plagosi rëndë të riun duke e goditur me gur në kokë, arrestohet 29-vjeçari në Durrës (Emri)

53
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit, ku një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi u godit me gur në kokë, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë, është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Jurgen Bushi, 29 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Sipas informacioneve zyrtare, Bushi dyshohet se gjatë konfliktit ka goditur me gur në kokë shtetasin H. K., 20 vjeç, i cili po trajtohet në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mjekët bëjnë me dije se ai ndodhet nën kujdesin e specializuar dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore dhe ligjore.