Ballina Bota 8 të vdekur/ Në Kolumbi trafikantët e drogës kalojnë në një nivel...

8 të vdekur/ Në Kolumbi trafikantët e drogës kalojnë në një nivel tjetër kriminaliteti, rrëzojnë me dron një helikopter policie

0
15

Një helikopter i policisë kolumbiane u rrëzua gjatë një operacioni kundër grupeve të trafikimit të drogës, pasi u godit, me sa duket, nga një dron i ngarkuar me eksploziv.

Sipas autoriteteve dhe vetë Presidentit Gustavo Petro, sulmi la të paktën tetë të vdekur dhe disa të plagosur.

Guvernatori i departamentit të Antioquia-s, Andrés Julián Rendón, tha se sulmi ndodhi në një zonë rurale të komunës së Amalfi-t dhe se helikopteri i rrëzuar po merrte pjesë në një operacion për zhdukjen e të korrave të kokainës.