Ballina Kronika Ekstradohet nga Belgjika në Shqipëri 41-vjeçari i kërkuar nga GJKKO, akuzohet për...

Ekstradohet nga Belgjika në Shqipëri 41-vjeçari i kërkuar nga GJKKO, akuzohet për trafikimin e tonelatave me kanabis (Emri)

26
0

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Belgjika drejt Shqipërisë, pas bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Brukselit, në kuadër të operacionit “The Wanted”.

Në pranga ka rënë Edson Jozwik alias Edson Pjetri, 41 vjeç, i cili kërkohej nga GJKKO për disa akuza të rënda:

-Trafikim i lëndëve narkotike

-Pastrimi i parave

-Grup i strukturuar kriminal

Sipas hetimeve të SPAK, Pjetri dyshohet se gjatë periudhës qershor–nëntor 2020 ka qenë pjesë e një rrjeti që trafikonte rreth 160 kg kanabis nga Shqipëria drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme të datës 15 maj 2024, atij i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”. Pas ekstradimit, 41-vjeçari do të përballet me drejtësinë shqiptare.