Ballina Kosovë Albin Kurti thyen rekordin e pëlqimeve me urimin për Vitin e Ri...

Albin Kurti thyen rekordin e pëlqimeve me urimin për Vitin e Ri 2025

45
0

Postimi i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për Vitin e Ri 2025 ka thyer rekorde në rrjetet sociale. Me mbi 58 mijë pëlqime deri më tani, ky është ndër postimet më të pëlqyera nga një politikan shqiptar në historinë e rrjeteve sociale.

Kurti, në mesazhin e tij të urimit, shkruan: “Mirë se e gjejmë njëri-tjetrin dhe mirësevini në 2025! Gëzuar Viti i Ri të gjithëve, me këdo e kudo që jeni! Ky shekull është i shqiptarëve, kjo dekadë është e VETËVENDOSJE!-s.”

Fotografia e postuar tregon Kurtin bashkë me bashkëshorten e tij, Rozafa Kurtin, në një mbrëmje festive mes fishekzjarreve, e cila ka ngjallur shumë emocione dhe reagime pozitive nga qytetarët.

Ky postim ka grumbulluar gjithashtu mbi 10,7 mijë komente dhe është shpërndarë gjerësisht, duke reflektuar një mbështetje të madhe për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe mesazhin e tij për një të ardhme optimiste për shqiptarët.