Ballina Kulturë Pseudohistoria e rrejshme përkrahet nga historianët e revizionizmit historik!

Pseudohistoria e rrejshme përkrahet nga historianët e revizionizmit historik!

25
0

Nga Hamdi Rafuna

Pseudohistoria (historiografi e rreme ose e pasaktë), një term për ngjarjet dhe tekstet të cilat pretendojnë të jenë histori e vërtetë, devijojnë aq shumë nga konventat dhe standardet historiografike, sepse minojnë të vërtetën në fjalë!

Edhe pse këto “pseudohistori”  nxjerrin përfundime të diskutueshme nga provat e reja të historisë spekulative ose të diskutueshme, veçanërisht në fushat kombëtare, politike, ushtarake dhe fetare, shpesh nuk shpërfillen si pseudohistori, falë lekut që të bënë të pa fytyrë!

“Këtë fatkeqësi, më së miri e tregon situata në pjesën më të madhe të botës, në fund të mijëvjeçarit tonë, kur “historianët e revizionizmit historik” lustrojnë krimin dhe gjenocidin si të padëmshme në emër të dominimit! Fjalitë e shtypura në një tastierë nga këta pseudohistorianë, në dukje janë të pafajshme, por shkaktojnë vdekje të dyfishtë ndaj të vërtetës!

Të fillojmë me mohuesit e Holokaustit të cilët pretendojnë se i gjithë Holokausti ishte një mashtrim ose gënjeshtër dhe burim konspiracioni i qëllimshëm për të avancuar interesat hebraike në kurriz të popujve të tjerë!

Pretendim tjetër i përsëritur shpesh, ishte se hebrenjtë në kampet e përqendrimit nuk u vranë nga Gjermania e Hilerit por vdiqën nga sëmundjet, por në këtë valle të mbrojtjes ngjiten edhe  “historianët e revizionizmit historik”!

Një historian i njohur i cili ka punuar në këtë fushë të errët të “revizionizmit historik” është britaniku dhe mohuesi i Holokaustit, David Irving, amerikani, Harry Elmer Barnes, David Hoggan, Paul Rassinier, Robert Faurisson dhe Arthur R. Butz…..)

Këta argatë të devotshëm  për shtetet fashiste, nuk hezituan të veprojnë haptas dhe u munduan të mbrojnë dhunën terrorin dhe gjenocidin!

Historianët kanë dokumentuar se udhëheqësit gjermanë të Hitlerit, të vetëdijshëm për humbjen e afërt të tyre, bënë përpjekje të mëdha për të hequr dhe shkatërruar të gjitha provat e shfarosjes masive.

Ishte Heinrich Himmler i cili udhëroi komandantët e kampit të tij të shkatërronin të gjitha të dhënat, mbi krematoriumet, dhe provat e vrasjeve masive!

-A mundet një historian i vërtetë, (i cili punon dhe vepron jashtë kupollës së këtij revizionozmi historik) të mohon krimet e fashizmit serb të udhëhequr në stilin e Milosheviqit?

Shqiptarët u vranë, u varrosën dhe u  zhvarrosën për t’u djegë në formën më barbare, vetëm  që të zhduken gjurmët e krimit dhe gjenocidit!

-A nuk mjafton të numrohen të gjitha masakrat, anë e mbanë Kosovës dhe Bosnjës? Të gjitha kanë emër dhe mbiemër të gjenocidit klasik Milosheviq- Hitlerian!

Pyetja është; ku është dallimi i krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve me shembullin e trupave të 25,000 hebrenjve letonezë që Friedrich Jeckeln dhe ushtarët e tij kishin qëlluar në masakrën e Rumbulas (pranë Rigës) në fund të vitit 1941? Të gjithë u zhvarrosën dhe u dogjën në vitin 1943….)

Operacione të ngjashme kishte në Bełżec,Treblinka dhe kampe të tjera shfarosjeje.

Në fjalimin e tij të tetorit 1943, Heinrich Himmler iu referua vrasjeve të hebrenjve evropianë dhe deklaroi:

“Po i referohem tani evakuimit të hebrenjve, shfarosjes së popullit hebre, ata duhet të shfarosen, ky është programi ynë, shfarosja e hebrenjve, ne do ta bëjmë’. Dhe pastaj shfaqen ata, 80 milionë gjermanë të drejtë, dhe secili prej tyre njeh një hebre të mirë. Ata thonë se të tjerët janë të gjithë derra, por ky është një hebre i shquar. […]

Është një vepër nderi në historinë tonë që nuk është shkruar kurrë dhe nuk do të shkruhet kurrë”[…] Ne kishim të drejtën morale, ne kishim një detyrë ndaj popullit tonë, të vrisnim njerëzit që donin të na vrisnin! (Heinrich Himmler, 4 tetor 1943)

-Himlerat e Serbisë në Akademinë Serbe publikuan të njëjtën platformë në Librin e Bardhë!

Mjafton të citoj një pjesë të shkëputur nga libri  “Bjeshkët e Nemuna”( Prokletia) nga Svetlana Gjorgjeviç, Fushë Kosovë 1990-1998!

Në ditarin e kësaj zonje të nderuar, shkruhet për ato që Svetlana  i ndëgjon nga Vera( një fqinje se saj) “Duhet të dihet njëherë e përgjithëmonë se Kosova është serbe! Kjo duhet të pastrohet prej shiptarëve! Mjafton një grusht shqiptar në çdo fshat, kjo është porosia e jonë për këta, kështu kemi bë edhe më heret. Pjesën tjetër i ndjekim përtej Bjeshkëve të Nemuna, në Shqipëri! Janë shtue shumë në tokën serbe dhe e kan nxënë pasurinë dhe tokën tonë! Kështu nuk shkon! Ende Obiliqin e kemi këtu”!…

“Ndal, Vera, je dalë nga tema,nuk po të kuptoj,  ktheu mbrapa dhe më trego për “librin e bardhë”!

Libri i bardhë është një dokument “akademik” që ka të bëjë me inskenimin e kindapit dhe vrasjen të serbëve)….Kosta thotë se kushdo që ka në mendje diçka kundër shqiptarëve, është e shkruar aty, por tani për tani nuk mund të bëjsh omlet pa shtypur vezë….)!

“Ne do të kemi një justifikm të mirë për t’i vrarë dhe dëbuar ata”! fq.133

Të gjitha pjellat e këtij libri të bardhë janë aktive, edhe pse jemi çlirue, por kemi harrua gjithëçka që populli ynë ka përjetua! Jemi verbua mbas lekut lakmisë dhe hajnisë!