Juve bën “Zonjën e Vjetër” në këtë start të Serie A. Ekipi i Tudor i bën një nisje me 3 pikë sezonit duke kaluar pa shumë probleme Parma-n, një sukses 2-0 i vendosur nga golat e David dhe Vlahovic. Juve mori menjëherë kontrollin e topin duke krijuar disa raste të pastra për shënim, ishin dhe të pafat, si në fillimin e pjesës së dytë, ku e majta e Conceicao-s u përplas në shtyllën pingule.
Pas disa përpjekjeve, Yildiz depërtoi bukur në krah, futi një top në qendër, aty ku David gjeti prekjen fituese duke i bërë një nisje me gol aventurës së tij në Torino. Në minutën e 80-të, Tudor hodhi në fushë edhe Vlahovic, një nga emrat më të lakuar këtë verë, por situata nisi të ndërlikohej pasi tre minuta më vonë, Cambiaso u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli antisportiv.
Për të sjell qetësi dhe festë në “Stadium” mendoi Vlahovic, me “bomberin” serb që konvertoi në gol assistin e Yildiz duke hipotekuar fitoren e Juves, me “Zonjën” që mban hapin e Napolit dhe Romës. Suksesi i Juves “pushtoi” faqet e para të mediave italiane: