Vila Certosa, prona e njohur e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, është nxjerrë në treg me një çmim që arrin deri në 500 milionë euro. Sipas mediave italiane, blerësi i mundshëm është një biznesmen nga Lindja e Mesme, i cili ende mbetet anonim për publikun.
Kjo vilë luksoze, që shtrihet në mbi 4,500 metra katrorë dhe përfshin 68 dhoma, 174 vende parkimi, si dhe një park madhështor prej 580,000 metrash katrorë, është ndër pronat më të mëdha dhe më të shtrenjta në Itali. Sotheby’s International Realty dhe Knight Castle Real Estate, firma me bazë në Dubai e specializuar në prona luksoze, po udhëheqin procesin e shitjes.
Në të kaluarën, Vila Certosa ka qenë vendpushimi i shumë liderëve botërorë, duke përfshirë presidentët George Ë. Bush dhe Vladimir Putin, si dhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair. Pas vdekjes së Berlusconit, trashëgimtarët e tij ende nuk kanë vendosur nëse do të heqin dorë nga kjo pasuri e jashtëzakonshme, duke lënë të hapur fatin e saj.
Në vitet e fundit kanë qarkulluar zëra për interesim nga figura të njohura, përfshirë Sulltanin e Bruneit dhe kompaninë e hoteleve Four Seasons, por asnjë prej tyre nuk është konfirmuar zyrtarisht.