Ballina Aktualitet Stoku i dosjeve në Apel, mbi 40 mijë çështje në pritje të...

Stoku i dosjeve në Apel, mbi 40 mijë çështje në pritje të shqyrtimit

208
0

40.305 dosje rezultojnë të papërfunduara në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Sipas të dhënave zyrtare, 31.767 qytetarë po presin më shumë se dy vite për të zgjidhur një çështje në këtë gjykatë, pra, më shumë se 78,82% e çështjeve. Ndërsa vetëm 1,31% e dosjeve kanë deri në dy muaj që presin.

Ndryshe nga Apeli i Përgjithshëm, Apeli i Posaçëm ka 962 çështje të papërfunduara, por edhe aty më shumë se 80% e dosjeve kanë më shumë se dy vite në pritje për t’u përfunduar.

Sipas kryetarit të Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, që ky fenomen të marrë fund, vendi ynë ka nevojë për ndryshime ligjore.

Unë dhe mjaft kolegë të mi jemi të mendimit që është e domosdoshme ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale, sepse është ky Kod që rregullon mënyrën sesi gjykohet, përcakton afatet, cilësinë e vendimmarrjes, pasi parashikon mënyrën sesi merren provat, si debatohen ato,” thekson z. Hoxha.

Stoku i dosjeve është problematik edhe në Gjykatën Administrative të Apelit, ku numri i çështjeve është 13.812.

7.774 qytetarëve u duhet të presin më shumë se dy vite për dosjen e tyre, pra, më shumë se 56%. Ndërsa vetëm 1,80% e dosjeve presin 4–6 muaj.