Ballina Europë Itali/ Bari përkujton 34 vjetorin e eksodit të shqiptarëve, bashkia iu jep...

Itali/ Bari përkujton 34 vjetorin e eksodit të shqiptarëve, bashkia iu jep nënshtetësinë italiane një çifti shqiptar

229
0

Sot në Bari u përkujtua 34 vjetori i eksodit të shqiptarëve në Itali, ku anija “Vlora” mbërriti me rreth 20 mijë refugjatë në bord. Në këtë ditë, bashkia e Barit iu dha nënshtetësinë italiane një çifti shqiptar Astrit dhe Daniela Nasufi, që mbërritën në vendin fqinj disa vite pas anijes me refugjatë.

Kryebashkiaku Vito Leccese deklaroi se nënshtetësia iu jepet “në përvjetorin e një prej ngjarjeve që shënuan historinë e qytetit tonë”.

“Astriti dhe Daniela u zhvendosën në Bari disa vjet pas mbërritjes së anijes Vlora dhe sot ata bëhen qytetarë të plotë italianë, duke përmbushur një ëndërr të ndërtuar mbi punë të palodhur dhe sakrificë, pa harruar origjinën e tyre shqiptare. Në Bari, askush nuk është i huaj, siç themi shpesh, dhe pikërisht atë 8 gusht 1991, banorët e Barit e demonstruan këtë me akte solidariteti dhe gjeste spontane mirëseardhjeje, duke demonstruar konkretisht vlerat thelbësore të identitetit tonë, pavarësisht qëndrimeve të qeverisë qendrore, e cila iu përgjigj ngjarjes me një operacion policor. Ne i shprehim mbështetjen tonë të përzemërt Danielës dhe Astritit, duke i mirëpritur zyrtarisht në komunitetin tonë sot, ndërsa ata festojnë 22-vjetorin e martesës së tyre.”, shtoi kryebashkiaku.