Ballina Kronika Korçë/ U kapën me kokainë dhe kanabis në makinë, e pësojnë dy...

Korçë/ U kapën me kokainë dhe kanabis në makinë, e pësojnë dy kushërinjtë, njëri në pranga

66
0

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës teksa kushëriri i tij, 28-vjeç do të hetohet në gjendje të lirë për ‘prodhim dhe shitje të narkotikëve’.

Gjatë kontrolleve në makinën që po lëviznin (31-vjeçari shofer), blutë gjetën një sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis.

Policia gjeti edhe një sasi tjetër kanabisi në shtëpinë e 28-vjeçarit.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.