Ballina Kronika Arrestohet ish-kreu i IMT Durrës, Ardian Halili, bashkëshorti ish prokurores, akuzohej se...

Arrestohet ish-kreu i IMT Durrës, Ardian Halili, bashkëshorti ish prokurores, akuzohej se bënte dhe sekserin në gjykatë

407
0

Në prangat e policisë së Durrësit ka përfunduar ish-kreu i Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Ardian Halili.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan shtetasin A. H., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në vitin 2017, kur ka qenë me detyrë kryeinspektor i IMT Durrës, ka ndërtuar pa leje, disa objekte (shtëpi pushimi), në fshatin Shetaj, Ishëm”,- njpfton policia e Durrësit. Ndërko, shumë nga qytetarë e akuzonin se ai  bënte edhe sekserin në gjykatë duke shfrytëzuar pozicionin e bashkeshortes së tij prokurore. Ai njihej në kulisat e gjykatës me nofkën “Gorbaçovi”.

Ardian Halili u emërua në krye të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Durrësit (sot IMT) më 7 maj 2018 dhe e mbajti këtë detyrë deri në janar 2022.