Ballina Sport Champions League, Adidas prezanton topat e rinj për fazën e kampionatit

Champions League, Adidas prezanton topat e rinj për fazën e kampionatit

18
0

Adidas ka prezantuar sot topat zyrtarë për fazën e kampionatit të UEFA Champions League dhe Women’s Champions League 2025/26, që do të përdoren në fushë duke nisur nga data 27 gusht.

Topi i Champions League është frymëzuar nga qielli i natës, me yje të arta dhe blu të shoqëruara me shenja zodiakale të vizatuara me dorë, që simbolizojnë heroizëm dhe një fat të shkruar.

Nga ana tjetër, topi i Champions League për femra ka marrë frymëzim nga hapësira dhe aurora boreale, me ngjyra vjollcë të errët, nuanca jeshile neon dhe yje të ndritshme rozë e të bardha, duke reflektuar shkëlqimin e kozmosit.

Të dy topat përmbajnë logot e UEFA Champions League dhe Women’s Champions League, si dhe logon adidas Badge of Sport. Përveç dizajnit të veçantë, topat sjellin teknologji të avancuara: sipërfaqe PRISMA për precizion dhe efekt, strukturë të termosalduar pa qepje për kontroll maksimal, si dhe bërthamën CTR-CORE për ruajtje të formës dhe lojë më të shpejtë.

Versionet e reja janë gjithashtu më miqësore me mjedisin, të prodhuara me materiale biologjike si fibra misri, kallam sheqeri, pastë druri dhe gomë natyrale, pa kompromentuar performancën.

Në kuadër të partneritetit me Common Goal, 1% e të gjitha shitjeve globale të topave Adidas do të shkojë për projekte sociale që synojnë të krijojnë një të ardhme më të drejtë e përfshirëse përmes futbollit.