Ballina Lifestyle “Filloi tmerri me emrin BB, emisioni më amoral”, sot pjesë e shtëpisë...

“Filloi tmerri me emrin BB, emisioni më amoral”, sot pjesë e shtëpisë së ‘VIP-ave’, por ja çfarë deklaronte Julian Deda vite më parë

57
0

Julian Deda është një prej banorëve “VIP” të edicionit të tretë të Big Brother Albania. Aktori i njohur sot shpreson të garojë për të fituar çmimin e madh, por dikur kishte tjetër mendim për këtë show.

Në një postim të vitit 2015, Juli e quante “Big Brother” si një “reality show”, amoral, asocial, madje dhe të dëmshëm për shoqërinë.

“Oboboo filloi tmerri me emrin BB. Në listën e dëmeve kulturore që televizionet i shkaktojnë këtij populli, BB është i dyti. Vendin e parë vazhdojnë ta kenë të tmerrshmet telenovela”, shkruante në atë kohë aktori shkodran.

Por sot, gati tetë vite më pas, duket se koha e gjatë e ka bërë Jul Dedën të ndërrojë mendje, duke u bërë kështu vetë një prej konkurrentëve në shtëpinë e të ashtuquajturve ‘VIP-a’.

Në një postim tjetër po në atë periudhë, Jul Deda madje shkruante se Big Brother “shkatërron parimet e njerëzve”.

“Duke shëtitur nëpër kanalet e TV me telekomandë në dorë, ndalova padashje (që mu thaftë gishti) te Big Brother. Për kuriozitet, vendosa ta shoh për 10 minuta. Përfundimisht, nuk mund të ketë emision më amoral, asocial, të dëmshëm dhe pa sens se ky. Jo vetëm qe nuk të mëson asgjë të mirë, por të shkatërron edhe ato pak parime që ti i ke mësuar në jetë dhe që prindërit dhe mësuesit janë përpjekur të ti ngulisin në mendje dhe në zemër..”.

Mbetet për t’u parë nëse me lojën e tij, Juli do të arrijë t’i ofrojë publikut parime të larta, vlera pozitive dhe cilësi për t’u admiruar, ashtu siç ai vetë do të dëshironte të shikonte në një spektakël të tillë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu