Ballina Lifestyle Heidi Klum tërheq vëmendjen në Kanë me paraqitje mahnitëse dhe stil glamuroz

Heidi Klum tërheq vëmendjen në Kanë me paraqitje mahnitëse dhe stil glamuroz

54
0

Heidi Klum dukej mahnitëse teksa u pa duke dalë nga Hotel Martinez në Festivalin e Filmit në Kanë të enjten.

Modelja 52-vjeçare tërhoqi vëmendjen me një fustan ngjyrë jeshile lime, pa rripa, duke theksuar linjat e saj trupore.

Ylli e kompletoi pamjen me një palë taka të holla me rripa me shkëlqim dhe syze dielli, ndërsa po dilte nga hoteli. Heidi ka qenë shumë e pranishme dhe në qendër të vëmendjes në festival deri tani, pasi të martën ajo shkëlqeu në tapetin e kuq me një fustan ngjyrë pjeshke pa rripa nga marka Elie Saab, shhkruan “Daily Mail”.

Më vonë ajo ndërroi veshjen dhe veshi një fustan të artë me thekë dhe dekolte të hapur, ndërsa mori pjesë në darkën e hapjes së mbushur me yje, së bashku me Demi Moore dhe Ruth Negga.

Edhe pse Heidi njihet për paraqitjet e saj plot glamur, në fillim të këtij muaji ajo habiti fansat pasi u shfaq në Met Gala duke u dukur pothuajse e panjohshme.