Ballina Politika “Humbës ekzemplar, një përçarës që nuk ka shok”/ Flutura Açka shpërthen ndaj...

“Humbës ekzemplar, një përçarës që nuk ka shok”/ Flutura Açka shpërthen ndaj Gazment Bardhit: Piroman karrigesh

38
0

Deputetja demokrate Flutura Açka ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi, duke e akuzuar për përçarje brenda Partisë Demokratike dhe si “një fashist” që ka përdorur mediat kundër miqve.

Reagimi i ligjvënëses vjen menjëherë pas deklaratës së Sali Berishës në konferencën e djeshme, që i jepte mbështetjen Bardhit për punën e deritanishme dhe lajmeve se kush do ta marrë drejtimin e Grupit Parlamentar të PD në Kuvendin e ri të shtator.

Açka jep një emër tjetër për atë post, duke e refuzuar Bardhin, por pranon se vendimin do e marrë Berisha.

Reagimi i plotë i deputetes Flutura Açka:

“Gazi, nuk vuan nga marazi! Dëgjoj lart e poshtë gjithfarë brengash se kush do të jetë Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, së asaj cope të rrudhur e katandisur, edhe nga dorëzania naive a petfide e Gazit.

Me statut, me staturë, me aftësi pekulesh ndaj Sali Berishës, por edhe sepse është mirëfilli politikan, i takon Luçiano Boçit. Unë kam qejfprishje me të prej sjelljes që nuk e meritoja prej tij në fushatën zgjedhore të vitit 2021. Por jam mësuar të them të vërtetën. Atij i takon të jetë Kryetar Grupi, sepse në foltore do t’i thotë dy fjalë të mençura.

Nëse z. Berisha vendos t’ia japë grupin Gazit, një humbësi ekzemplar, një përçarësi që nuk ka shok, një “fashisti” të vogël mikrofonash dhe piromani karrigesh, një keqpërdorësi të medias kundër miqve, do të thotë i ka borxhe të mëdha, pse jo, edhe rikontrollin e PD-së.

Se kur ka filluar kjo “miqësi”, do parë me kujdes. Mund të ketë qenë qysh në krye, dhe nuk e kemi ditur. Pra, na shihte në sy, na e shante Sali Berishën (të cilin nuk e njihja, as sot nuk e njoh nga afër dhe flas për të vetëm politikisht) dhe bashkë punonte me të gjithë kohën. Nga darka e Ukës? Besoj më herët.

Se cili ka qenë roli i tyre në këtë pazëll, në pak javë do të jetë e qartë. Ndoshta u fortifikua enkas PD për të ngritur alibinë epike të 8 janarit! Ndoshta edhe prandaj na la në rrugë Amerika, të cilës, mbase kemi dashur t’ua hedhim! Kureshtare jam për cubërinë politike!”