Ballina Politika Flutura Açka: Për çerrat, plumbat nën brez të tyre dhe kujt i...

Flutura Açka: Për çerrat, plumbat nën brez të tyre dhe kujt i takon drejtimi i grupit të PD-së

45
0

Pasi u sulmua një ditë më parë, deputetja e PD-së, shkrimtarja Flutura Açka, nëpërmjet një reagimi ka sqaruar postimin e saj të dikurshëm lidhur me Gazment Bardhin, që në prill të 2021 e kishte quajtur heroin e saj.

Açka sqaron atë postim dhe jep edhe mendimin e saj se kujt i takon me statut dhe me rregulla drejtimi i grupit parlamentar të PD-së.

“Për çerrat, dhe plumbat nën brez të tyre

Po, Gazi ka qenë heroi im. Në prill 2021. Nuk e njihja.
Tani është heroi juaj!
Më mirë i bëni shkrime të denja për të, siç bëja unë atëherë, jo të godisni nën brez në emër të tij, siç bēni ju!
Për ata që nuk e kanë lexuar postimin tim të djeshëm dhe qē e fshiva me mendimin se ka kohë për të thënë ca të vërteta, po e postoj sërish bashkë me foton e shkrimit tim te vitit 2021
Gazi, nuk vuan nga marazi
Dëgjoj lart e poshtë gjithfarë brengash se kush do të jetë Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-, të asaj cope të rrudhur e të katandisur, edhe nga dorëzania naive a perfide e Gazit.
Me statut, me staturë, me besnikëri politike ndaj Sali Berishës, por edhe sepse është mirëfilli politikan, i takon Luçiano Boçit. Unë kam qejfprishje me këtë të fundit prej sjelljes që nuk e meritoja prej tij në fushatën zgjedhore të vitit 2021. Por, kjo nuk më pengon të them të vërtetën. Atij i takon të jetë Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së në shtator të këtij viti, sepse në foltore do t’i thotë dy fjalë të mençura.
Nëse z. Berisha vendos t’ia japë drejtimin e Grupit Parlamentar të PD-së z. Bardhi, këtij humbësi ekzemplar, një përçarësi që nuk ka shok, një “fashisti” të vogël mikrofonash dhe piromani karrigesh, një keqpërdorësi te medias, dhe të miqve, kundër miqve, do të thotë i ka borxhe të mëdha, pse jo, edhe rikontrollin e PD-së.
Se kur ka filluar kjo “miqësi”, duhet parë me kujdes në ditët në vijim. Mund të ketë qysh në krye, dhe ne nuk e kemi ditur. Pra, ai na shihte në sy, na e shante Sali Berishën (të cilin nuk e njihja, , as sot nuk e njoh nga afër dhe flas për të vetëm politikisht), dhe ndërkohë bashkëpunonte me të gjithë kohën. Shenjonte kështu edhe rebelët, të cilët i persekutoi. Nga darka e Ukës kanë nisur? Besoj më herët.
Nëse z. Bardhi bëhet kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, ai ka qenë në lojë të plotë, jo thjesht iku se e dogji bashku për me bashku PD-në, jo thjesht nga pakënaqësia e humbjes së Lulzim Bashës. Sepse, Lulzim Basha, nuk mundi të fitojë më 2021 me 30 mijë vota, ndërsa Sali Berisha humbi thellë me 330 mijë vota më 2025.
Se cili ka qenë roli i secilit prej tyre në këtë pazëll, në pak javë do të jetë shumë e qartë. Ndoshta u fortifikuar enkas PD-ja për të ngritur alibinë epike të 8 janarit! Ndoshta, edhe prandaj na la në rrugë Amerika, së cilës, mbase kemi dashur t’ia hedhim!
Kurshtare jam për cubërinë politike!” – shkruan Açka.