Ballina Ekonomia REAGIMI/ Erion Braçe, deputeti që u përball me piramidat e Sudes të...

REAGIMI/ Erion Braçe, deputeti që u përball me piramidat e Sudes të Berishës në 1997 dhe tani me ato të Xuex të Edi Ramës. Braçe: S’kam fjalë

17
0

Piramida e platformave mashtruese online po shkon drejt shpërthimit të plotë, teksa ato kanë bllokuar tërheqjen e parave duke lënë më mijëra shqiptarë në pamundësi për të marrë mbrapsht paratë e tyre.

Deputeti socialist Erjon Braçe ka bërë sot publike disa mesazhe që dëshmojnë bllokimin e tërheqjes së parave nga të dy platformat që rezulojnë më të përdorura në Shqipëri, XUEX dhe TXEX.

Shpërthen piramida e platformave online/ Xuex bllokon tërheqjet e

Vlerësimet fillestare tregojnë se janë më mijëra qytetarë shqiptarë, veçanërisht në zonat e Lushnjes dhe Divjakës, të cilët kanë investuar para në këto skema të dyshimta mashtruese. Por mesazhet e publikuara nga Braçe, tregojnë se viktimë e skemave kanë rënë dhe emigrantë shqiptarë që punojnë e jetojnë jashtë vendit.

Platformat XUEX dhe TXEX funksionojnë duke rekrutuar “agjentë” që janë të gatshëm të tërheqin të tjerë dhe targetojnë qytete specifike. Këto skema kanë zhvatur miliona euro nga qytete të vogla në Serbi, rreth dy muaj më parë dhe pasi u ekspozuan aty, u zhvendosën në Kroaci dhe tashmë në Shqipëri.

Postimi i plotë i Braçes:

BRENDA GRUPIT NE TELEGRAM TE PIRAMIDES XUEX;

48 ORE DHE BOSET E PIRAMIDES KANE BLLOKUAR CDO TERHEQJE TE PARAVE NGA ANETARET!

LEO SMITH, domethënë PROFESORI, domethënë ROBOTI,

KA THIRRUR MBLEDHJE GRUPI DHE KA NJOFTUAR BLLOKIMIN E TERHEQJES SE PARAVE;

Pra daljen nga PIRANIDA duke kaluar PARATE nga LLOGARIA-MURI I ANETAREVE NE BINANCE E PASTAJ NE EXCHANGE NE KOSOVE PER TI MARRE CASH! Këtë gjë bëri dhe shpalli TXEX 10 DITE ME PARE;

Pas 10 ditësh askush në Divjakë e Lezhë nuk ka marrë dot paratë.

PRA KRIMI I MASHTRIMIT DHE GRABITJES PO KONSUMOHET I PLOTE!

Leo Smit e quan XUEX ende BURSE, por unë nuk di as në Evropë e as në Amerikë bursë që të bllokon paratë e tua;

Lexojini mesazhet e tij; CDO FJALI ESHTE PROVE E FUNKSIONIMIT SI PIRAMIDE, JO SI BURSE!

E reja tjetër sot-zbuluar nga mesazhet në shqip të Leo Smith, ka të bëj me faktin se paske edhe SHQIPTARE nga jashtë Shqipërisë që paskan futur para në PIRAMIDE!!!!

Kulmi! Skam fjalë!

Pas gjithë asaj që kaloi thuajse cdo familje në 1996-1997, besoja se nuk do kishte më shqiptarë të binin në gropën e piramidave!

Jooo, NE NUK ZEME MEND!