Ballina Ekonomia Uzina e armëve në Çekin të Gramshit është jashtë funksionit, vetëm demont

Uzina e armëve në Çekin të Gramshit është jashtë funksionit, vetëm demont

115
0

Uzina e prodhimit të armëve në Çekin të Gramshit filloi aktivitetin në vitet ‘60 dhe funksionoi deri në vitet ‘90 kur u ndryshua sistemi.

Në këtë uzinë janë prodhuar pushkë të tipit “Simonov” me kalibër 7.62 mm. Në vitin 1974 u instalua prodhimi i automatikut AK-47. Aktualisht në këtë uzinë zhvillohet vetëm proces demontimi.
Deklarata e kryeministrit për vënien në funksion të linjës së prodhimit të armëve në Shqipëri është mirëpritur nga qytetarët e Gramshit të cilët e shohin në aspektin ekonomik, por edhe të mbrotjes.

Ish-punonjësit e kësaj uzine ndajnë mendimin që një pjesë e sistemit prodhues të armëve i ka shpëtuar shkatërrimit. Për më tepër rinivimi i linjës së prodhimit në Uzinën mekanike e Gramshit shihet i mundur pasi ndërmarrja ka ende licensën për prodhimin e armëve të këmbësorisë.