Ballina Aktualitet Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve para Ministrisë së Arsimit, një...

Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve para Ministrisë së Arsimit, një i ri i goditur në gjoks

47
0

Situata para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është tensionuar ndjeshëm, ndërsa raportohet se forcat e Policisë kanë përdorur plumba gome ndaj protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas raportimeve nga terreni, një efektiv policie i pozicionuar pranë godinës së ministrisë ka qëlluar drejt protestuesve me një armë të posaçme për plumba gome.

Raportohet se një prej të rinjve është goditur në gjoks, ndërsa protestuesit pretendojnë se kanë gjetur edhe një gëzhojë, të cilën e lidhin me të shtënat e Policisë. Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet lidhur me përdorimin e plumbave të gomës apo gjendjen shëndetësore të personit të goditur.