Ballina Kulturë Fotoja e rrallë/ Kur Margarita Xhepa ishte Sharon Stone-i shqiptar

Fotoja e rrallë/ Kur Margarita Xhepa ishte Sharon Stone-i shqiptar

34
0

Një surprizë e bukur nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka ‘ndezur’ rrjetin: një foto e rrallë e Margarita Xhepës nga viti 1965, ku aktorja shfaqet në një pozë joshëse, që shumëkush e ka krahasuar me Sharon Stone në “Basic Instinct”.

Imazhi është shkëputur nga filmi “Vitet e Para”, me regji të Kristaq Dhamo, dhe ka surprizuar publikun për mënyrën se si Xhepa shfaqet,  elegante, e guximshme dhe ndryshe nga imazhi i përmbajtur i filmave të kohës.

Në postimin e bërë në rrjetet sociale, AQSHF thekson se fotoja e Margarita Xhepës është marrë nga arkivi i saj; “Sepse ne jemi Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, ose kinemaja që s’ka mbaruar kurrë”, shkruhet në postim.