Ballina Rajoni Paralajmërimi i kryeministrit kroat: Serbia në prag të luftës civile

Paralajmërimi i kryeministrit kroat: Serbia në prag të luftës civile

29
0

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ngriti alarmin për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, duke paralajmëruar për rrezikun e destabilizimit në rajon dhe duke kërkuar një qasje më të kujdesshme ndaj procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Gjatë një paneli në Forumin Strategjik të Bledit, ku ishin të pranishëm edhe kryeministrat e Shqipërisë, Sllovenisë dhe Malit të Zi, Plenkoviq theksoi se Serbia ndodhet në një krizë të thellë politike që e afron me një luftë civile.

“Prej më shumë se dy vitesh Serbia përballet me trazira të mëdha të brendshme dhe një klimë politike të tensionuar. Në këtë formë, është e vështirë të flitet për integrim të menjëhershëm në BE,” tha Plenkoviq.

Duke përmendur situatën e Bosnje dhe Hercegovinës, ai shtoi: “Dodik vazhdon me retorikën për ndarje, dhe ndërkohë proceset atje janë thuajse të ngrira. Rasti i Banjskës në vitin 2023 kaloi pa vëmendjen e duhur nga Bashkimi Evropian. Ky është një sinjal shqetësues”.