Disa persona u plagosën gjatë një sulmi me thikë të ndodhur mesditën e sotme në qytetin francez të Marsejës, përpara se policia të qëllonte për vdekje agresorin e dyshuar.
Të paktën një nga pesë viktimat e raportuara u dërgua në spital në gjendje kritike, sipas mediave lokale.
Incidenti ndodhi në tarracën e një restoranti në Bouches-du-Rhône, në lagjen e parë të Marsejës.
Autori i dyshuar thuhet se ishte i njohur për autoritetet lokale, por motivi për sulmin mbetet i paqartë.
Policia dhe zjarrfikësit u dërguan në vendngjarje dhe ngritën një perimetër sigurie, ndërsa pamjet e incidentit tregojnë policinë duke qëlluar disa herë të dyshuarin.