Ballina Kulturë “Luna Park”, drama shqiptare me Adriana Matoshi dhe Nik Xhelilaj, në Festivalin...

“Luna Park”, drama shqiptare me Adriana Matoshi dhe Nik Xhelilaj, në Festivalin e Filmit në Selanik

68
0

Në Selanik zhvillohet edicioni i 65-të i Festovalit Rajonal të Filmit dhe Shqipëria përfaqësohet me filmin e regjisorit Florenc Papas që na sjell në vëmendje vitin e mbrashtë, ‘97.

“Luna Park” ka në qendër një nënë single, Mira që interpretohet nga Adriana Matoshi dhe djalin e saj Toni, interpretuar nga Orion Jolldashi.

Mes vështirësive ekonomike dhe firmave piramidale, Mira nis një lidhje me drejtorin e njërës prej këtyre firmave që interpretohet nga Nik Xhelilaj.

Të gjithë e njohim kaosin e 97-ës dhe e vetmja dritare shprese mes dramave, bëhet një “Luna Park”.

“Luna Park” ka pikërisht sot prezantimin në Selanik dhe i urojmë shumë suksese!