Ballina Kulturë Piktura origjinale me vlera përmbajtësore e Remzi Lohajt është një vlerë e...

Piktura origjinale me vlera përmbajtësore e Remzi Lohajt është një vlerë e epërme në pikturën tonë kombëtare në tërësi

37
0

Nga Gjon Marku 

Të marrësh përsipër të japësh një vlerësim, një opinion e aq më tepër të merresh me veprën e një piktori siç është Remzi Lohaj është përnjëmend një kënaqësi dhe një nder i veçantë, por në të njëjtën kohë është dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme që të bën të hezitosh dhe një detyrë që realizohet me vështirësi për vetë faktin se do një punë dhe përkushtim të madh, një seriozitet dhe një njohje të thellë e të gjerë dhe një obligim të brendshëm jo të zakonshëm. Përmasa e një vepre të tillë dhe një personaliteti të tillë të vë përballë vështirësish të mëdha dhe të bën të mendohesh gjatë përpara se të thuash apo të hedhësh në letër qoftë edhe një fjalë të vetme. Gjithsesi, kur je para pikturave të tij, mendon punën e mirëfilltë artistike që vjen me dinjitet për t’u ballafaquar me artin bashkëkohor, por që në planin individual si artist e më pas vepra e tij e artit vjen gjithnjë në rritje, ngulitet gjithnjë e më tepër dhe i jep nder e zë vend të vlerësueshëm krahas figurave më në zë të kulturës dhe artit bashkëkohor kombëtar e më gjerë.

Një vepër që e mban lart puna dhe këmbëngulja, por dhe shpirti prej artisti e, pa diskutim, dhe veprimtaria e gjerë ku duket ndjeshëm një punë e gjatë dhe e rëndësishme, vëllimore dhe e vijueshme e realizuar me një këmbëngulje të pandërprerë e të ndërgjegjshme, me një përkushtim e profesionalizëm të lartë. Vepër e pasuruar dalëngadalë e hap pas hapi duke marrë gjithnjë e më shumë fizionominë e një vepre madhore. Remzi Lohaj është gjithnjë në kërkim të së bukurës, të veçantës, dhe ai di t’i japë jetë nëpërmjet penelit të tij, por edhe harmonizimit të ngjyrave dhe dritëhijeve të bukura i jep gjithnjë e më shumë peshë veprës së vet artistike. Shpesh, magjishëm, nëpërmjet asaj që ai pasqyron në veprën e vet në çdo element e që këto të fundit janë në funksion të së tërës, arrin të japë qartë ndjeshmërinë e përbërë nga thjeshtësia dhe urtësia e të shprehurit që zotëron falë kulturës dhe mbart mprehtësinë e përpunimit të elementëve në mënyrë të përkryer.

Në pikturat e tij të ndërlikuara, në të shumtën e rasteve dhe sidomos në peizazhet e tij të papërsëritshme që duken si një simfoni ngjyrash dhe teksturash, ndihen gjithë intensiteti i tyre dhe një ndjeshmëri e fortë artistike. Ai malet madhështore me dëborë në sfond, që i lartëson mbi një pyll të mbuluar me nuanca të ngrohta vjeshte, ku përdorimi prej piktori i penelave të lirshëm e goditjeve të trasha të krijon ndjesi të gjalla dhe plot jetë të natyrës. Ngjyrave të ftohta të maleve në sfond të përziera me blu të lehtë dhe gri, ai u jep jetë duke i harmonizuar me ngjyra të ngrohta të gjelbërta dhe të arta që mbulojnë tokën. Ky kontrast i fuqishëm i jep vëzhguesit një ndjesi të këndshme, por dhe një përjetim të thellë e të qetë. Në mjaft prej pikturave të tij duket sikur natyra flet përmes dritëhijeve të krijuar, falë alternimit të ngjyrave dhe elementëve të caktuar natyrorë, si uji që rrjedh përmes pikturës që është përzier me nuanca të ftohta të kaltër dhe të gjelbër, që duken si një reflektim i qiellit dhe natyrës përreth. Natyra kthehet në burim frymëzimi për piktorin e talentuar dhe duket sikur flet nëpërmjet ujit, por dhe gjithë elementëve të tjerë të saj, duke ftuar vëzhguesin e pikturës apo artdashësin e saj të përjetojë ndjesitë e një bote të gjallë dhe të paprekur. Vetë piktori duket se këmbëngul të zbërthejë kodet e natyrës në mënyrë artistike.

Disa prej pikturave duket se vijnë nga bota reale bashkë me ëndrrën dhe fizionominë e tij për të bukurën dhe sidomos natyrën e virgjër. Autori gjen hapësira, mundësi dhe me mjeshtëri e pasqyron atë duke na dhënë ndjesi të papërsëritshme, duke u endur në botën e pasur shpirtërore të autorit. Veprat ndërtohen gjithnjë me pamje e hijëshme të pajisura me fluiditetin e pikturës plot jetë prej një talenti të spikatur të trajtimit të momenteve e pikasjeve të veçanta. Kështu vetë vepra artistike në tërësi duket se ndërton arketipin e tij në kushte të jashtëzakonshme, ku arrin të deshifrojë dhe kodet e mbijetesës së këtij arketipi apo kodet rregullues të marrëdhënieve natyrore.

Nuk mund të shpëtojë vëmendjes së një vëzhguesi apo artdashësi të kujdesshëm fakti se të gjitha ngjyrat apo elementët e pikturës përfshihen në mënyrë perfekte në ndërtimin e tërësisë së veprës artistike. Në disa prej pikturave të tij abstrakte, Remzi Lohaj, me ngjyra të forta dhe dinamike ku shfaqet përzierja e ngjyrave blu, jeshile, të kuqe dhe portokalli harmonizuar me ngjyra të ndritshme dhe me larminë që i jep pikturës, falë dritëhijeve që krijojnë thellësi, bën peizazhin e tij të japë ndjesi e përjetime të forta artistike, të krijojnë ndjesinë dhe ndjenjë energjie dhe dinamizmi ku forcat e natyrës janë në një lëvizje të pandalshme.

Kjo thyerje dhe ky dinamizëm jepet krejt ndryshe në piktura të tjera me një përzierje të fortë dhe dinamike ngjyrash të theksuara, ku dominon një përplasje mes ngjyrave të ndezura të verdhë, të kuqe dhe të gjelbër, mbi sfonde të errët dhe të thellë. Ku ndjesia e lëvizjes kaotike, e cila krijon përshtypjen e energjisë dhe pasionit, shprehet përmes goditjeve të furçës dhe shtresave të trasha të bojës. Ngjyrat e verdha dhe të kuqe sugjerojnë intensitet dhe emocion, ndërsa sfondi i errët dhe ngjyrat e gjelbra krijojnë një kontrast të fortë dhe një atmosferë misterioze. Piktura mund të interpretohet si një shprehje e një përplasjeje mes energjisë së brendshme dhe botës së jashtme, ose si një përzierje emocionesh që lidhen me një ndjenjë të trazuar ose përjetim të fuqishëm.

Në pikturat e tij, Remzi Lohaj, në disa syresh, ka një gamë më të qetë ngjyrash, duke përfshirë kryesisht nuanca të gjelbra dhe blu, të cilat krijojnë një atmosferë të ftohtë dhe të ndjeshme. Sfondi i kaltër dhe i hapur në pjesën e sipërme i jep pikturës një ndjesi hap

Patjetër, po e korrigjoj vetëm nga ana drejtshkrimore pa ndryshuar përmbajtjen.

Sot, kur flitet për kërkesa të gjera e të larta ndaj artit në përgjithësi, kur dimensioni bashkëkohor është një sfidë e madhe që ndonjëherë të tremb, Remzi Lohaj ia arrin me shumë dinjitet të ketë vendin e tij të nderuar midis piktorëve më në zë të vendit tonë.

Remzi Lohaj ka edhe piktura impresioniste, ku artisti ka përqafuar ngjyrat e forta dhe brushat e shpejta për të krijuar një tufë lulesh të gjalla e plot gjallëri. Përzgjedhja e ngjyrave të ngrohta dhe të ftohta – ku të kuqet e të purpurtat harmonizohen me nuancat e kaltra – krijon një kontrast që tërheq vëmendjen, ndërkohë që i jep pikturës një ndjenjë të butësisë dhe lëvizjes natyrale.

Sfondi i errët dhe i mjegulluar vepron si një perde e prapme që thekson bukurinë e luleve dhe krijon një atmosferë intime, duke të bërë të ndihesh sikur po sheh nga afër një moment të freskët të natyrës. Po ashtu, artisti ka përdorur teksturë dhe shtresa të trasha ngjyre, që i japin pikturës një cilësi tredimensionale dhe shtojnë ndjesinë e thellësisë. Kjo qasje bën që lulet të duken sikur janë më afër shikuesit dhe e mbushin hapësirën me praninë e tyre.

Kjo teknikë, e përzier me ndjenjën e lëvizjes dhe lirisë që reflekton, sugjeron një qasje spontane të artistit, sikur piktura është realizuar në një frymëzim të çastit. Puna sugjeron ndjeshmëri dhe një lidhje të veçantë me natyrën, duke sjellë në pah bukurinë e thjeshtë të luleve dhe ndjenjën e përjetshme që ato përçojnë.

Piktura e Remzi Lohajt shquhet për një strukturë të shpërfaqur që vihet në funksion të përmbajtjes së saj. Në një pamje të tërësishme, inkuadrimet e brendshme të elementëve vihen në funksion të aspektit. Të gjitha elementet strukturore, si koha, rrëfimi, komentimi, loja me ngjyrat, vihen në funksion të aspektit funksional dhe të rrëfimit mjaft të realizuar e të këndshëm për t’u lexuar.

Me shkathtësi, Remzi Lohaj ia ka dalë të krijojë një vepër të tijën unikale. Ai mjeshtërisht arrin të tërheqë vëmendjen përmes lojës së ngjyrave dhe mënyrës së vendosjes së penelave.

Autori qëmton me ngulm dhe realizon me shkathtësi mënyrën e të shprehurit dhe kuptimësinë, që lidhen e plotësohen ndërsjellas, dhe çdo përpjekje që ato të veçohen dhe të shqyrtohen të ndara është e kotë.

Procesin e krijimit të pikturës artistike, që ai e çmon proces të ndërlikuar; krijimi i saj, përpos dijes, kërkon mund e punë, heroizëm.

Ajo që e bën këtë autor të vlefshëm dhe origjinal është gjuha, sidomos gjuha komunikuese, ngritur brenda një sistemi mjaft të zhvilluar të antitezës, që realizohet duke filluar nga më e thjeshta e deri te tërësitë, pra te e madheja që është piktura në tërësi. Kjo mënyrë të të punuarit kushtëzoi një shumësi kuptimore, herë-herë të pafund, një nëntekst shumë të pasur që rrallë e ndeshim në pikturën tonë kombëtare. Një strukturim i këtillë i pikturës dhe ritmikë e ngjyrave dhe e tërësive më të mëdha kushtëzon që veprat e tij të lexohen në disa mënyra.

Secila vepër e këtij autori ndërlidhet e bashkëjeton brenda një sistemi unik krijues shprehës, por ka dhe veçoritë e veta të mëvetësishme; është botë e pavarur artistike dhe komunikuese. Për këtë arsye, më duket me vend që ta vështroj brenda llojeve krijuese, ku do të dalin në pah më plotësisht vlerat që kanë dhe kompleksiteti që e cilëson secilën prej tyre.

Autori, pothuajse në secilën situatë, arrin të inkuadrojë lidhshmëri elementësh apo figurash me të tërën.

Krijimtaria e Remzi Lohajt tejkalon format e zakonshme; ai e rimerr dhe e rimerr pikturën derisa na jep ne një pamje emocionale dhe me ndjesi të thella.

Vepra e tij artistike ofron mundësi të shumta njohjeje, para së gjithash të botës individuale, botë e cila është kaq e kushtëzuar dhe e varur nga bota kolektive, nga trashëgimia materiale dhe shpirtërore e secilit individ në veçanti dhe e mjedisit ku ka lindur dhe është formuar.

Ajo që e bën këtë vepër në tërësi të vlefshme dhe origjinale është gjuha, sidomos gjuha e ndërtimit të figurave, ngritur brenda një sistemi mjaft të zhvilluar të të lexuarit dhe të kuptuarit të tyre. Kjo kushtëzoi një shumësi kuptimore herë-herë të pafund, një nëntekst shumë të pasur që rrallë e ndeshim në pikturat apo artin tonë figurativ.

Autori e ka të qartë misionin dhe detyrën e tij; prandaj krijimi i pikturës së tij kërkon punë të jashtëzakonshme, shpirt artisti dhe intelekt të mirëfilltë.

Piktura e Remzi Lohajt duhet ta lexojmë në pajtim me konceptimin shprehës kuptimor, në pajtim me mënyrën që figurat, dritëhijet, kuptimi dhe ritmi dalin më plotësisht, ku raporti mes ngjyrave, që formojnë figurat, është në lidhje specifike me njëra-tjetrën. Vetëm në këtë mënyrë piktura e tij shijohet dhe del në gjithë madhështinë dhe vlerën e saj.

Disa apo dhe e tërë vepra e tij artistike duhet të lexohen me një ritëm të veçantë e me një përqendrim të lartë, sepse, po të ndalemi për një çast apo po të mos i mirëvëzhgojmë ashtu siç duhet, ndërpritet ritmi natyror i intensitetit dhe dinamikës së veprës artistike dhe i vijimësisë së mendimit dhe i forcës së mesazhit; s’do të përjetohet struktura tipike e pikturës, e natyrisht që do të bëhet ndikimi përkatës estetik. Me shkathtësi Remzi Lohaj ia ka dalë të krijojë një rrafsh të ngritur të realizimit të mesazhit artistik përmes pikturave të tij, që kuptimisht përplotësohen e kushtëzohen midis tyre, ballafaqohen ose krijohen mbi bazën e mospajtimit e të kundërvënies. Por mbi të gjitha, Remzi Lohaj ia ka arritur të krijojë modelin e vet të të pikturuarit, individualitetin e vet artistik dhe pikturën e tij unikale dhe të papërsëritshme. Llojllojshmëria e këtillë e realizimit i jep këtij atë vlerë e cilësi që kushtëzon një pasurim dhe një kërkesë të njëmendët artistike, që është cilësi e artit të madh.

Më shumë se pamja e jashtme, të kënaq ajo që simbolizojnë objektet dhe nënteksti që shpreh aq shumë për kulturën e jetesës, origjinalitetin e saj, botën shpirtërore.

Piktura origjinale me vlera përmbajtësore e Remzi Lohajt është një vlerë e epërme në pikturën tonë në tërësi.