Ballina Sport Dinamo gjen qendërmbrojtësin që i mungonte

Dinamo gjen qendërmbrojtësin që i mungonte

0
16

Klubi i Dinamos ka bërë një përforcim që e kishte mëse të nevojshëm në repartin e prapavijës.

Blutë kanë zyrtarizuar firmën me mbrojtësin portugez Andre Teikesira.

I rritur në akademinë e Portos, pjesën më të madhe të karrierës ai e ka kaluar në Qipro me AEL Limasol, teksa ka provuar së fundmi edhe kampionatin izraelit dhe atë grek të futbollit.

Që nga vera ai është lojtar i lirë, ndaj blutë kanë mundur të firmosin me të edhe jashtë afatit të merkatos së transferimeve.