Ballina Kronika SHIJAK/ Sherr pas përplasjes së makinave, procedohen penalisht pesë persona

SHIJAK/ Sherr pas përplasjes së makinave, procedohen penalisht pesë persona

49
0

Shtetasit B. V., 30 vjeç, F. D., 28 vjeç, K. D., 32 vjeç, M. D., 52 vjeç dhe Sh. D., 60 vjeç, të gjithë banues në Shijak, janë përfshirë në sherr pas një përplasjeje me automjetet që ata drejtonin.

Ngjarja ndodhi pas një përplasjeje mes automjeteve të tyre, ku situata degjeneroi në konflikt fizik mes tyre.

Aktualisht hetimet janë në vijim për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për të identifikuar përgjegjësit.”

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B. V., 30 vjeç, F. D., 28 vjeç, K. D., 32 vjeç, M. D., 52 vjeç dhe Sh. D., 60 vjeç, të gjithë banues në Shijak, sepse janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, pas përplasjes së automjeteve me të cilat ata qarkullonin.”, thuhet në njoftimin e policisë.