Ballina Aktualitet Denoncimi/ Akil Pano: Rama dhe bashkia duan të justifikojnë milionat që kanë...

Denoncimi/ Akil Pano: Rama dhe bashkia duan të justifikojnë milionat që kanë marrë për të favorizuar agjendat LGBTQ

18
0

Pastori Akil Pano, kreu i Koalicionit Pro Familjes, denoncoi sot para publikut se plani strategjik social i bashkisë Tiranë për vitin 2025–2027 nuk mbështet shtresat në nevojë.

Në një deklaratë jashtë ambienteve të bashkisë, Pano tha se fëmijët me një prind, fëmijët pa prind, individët me aftësi të ndryshme, paraplegjikët dhe tetraplegjikët, pensionistët dhe të moshuarit mbeten tërësisht jashtë vëmendjes së këtij plani.

Pano:

Një përfaqësi nga koalicioni shqiptar pro familjes dhe jetës ka ardhur sot për dëgjesen publike ose konsultimin publik në këshillin e bashkisë Tiranë, mbi të ashtuquajturën çështje të plnit strategjik social i bashkisë Tiranë për vitin 2025 – 2027.
Pasi kemi hulumtuar me detaje planin strategjik të propozuar nga bashkia Tiranë, pra nga qeveria e Shqipërisë, me trishtim deklarojmë se jo vetëm që ky plan strategjik nuk mbështet shtresat në nevojë: fëmijët me një prind, fëmijët pa prind, shtresat të cilat janë vulnerabël si individët me aftësi ndryshe, komunitetin e paraplegjikëve, tetraplegjikëve, njerëzit të cilët kanë vështirësi me shikimin… shtresën e pensionistëve, të moshuarit tanë, etj., tërësisht jashtë vëmendjes së këtij plani strategjik të bashkisë Tiranë për vitrin 2025 – 2027.

Pyetjet kryesore që ne ngremë janë pse plani fokusohet tek trajtimi i stafit mbi termat LGBTQ tek fëmijët, kur problemet kryesore të fëmijëve në Shqipëri janë abuzimi, braktisja, abuzim, varfëria dhe mungesa e kujdesit prindëror.
Çfarë evidencë apo nevojë konkrete lokale e justifikon këtë prioritet? A ka bashkia e Tiranës ndonjë studim që tregon se fëmijët e Tiranës s’po diskriminohen për orientimin seksual apo identitetin e tyre gjinor dhe duhet të ndërmerret fushata e politikës antidiskriminuese LGBTQ?

Apo kjo bëhet vetëm për të justifikuar milionat e eurove fonde që janë dhënë nëpërmjet kësaj agjende të “wookizimit” të Shqipërisë nga organizatat të cilat ne i njohim mjaft mirë dhe qeveria e Shqipërisë, kryeministri dhe bashkia tani normalisht duhet të justifikojë milionat e eurove apo dollarëve që kanë marrë përgjatë këtyre viteve.
Çfarë roli kanë donatorët e huaj në përcaktimin e përparësive të këtij plani, a mund të na garantoni se asnjë fond nga OJF-të e partnerëve nuk do të përdoret për agjendat e ideologjizimit gjinor të fëmijëve, për fluiditetin gjinor, për transgjinizmin, për ideologjinë gjinore të fëmijëve?