Një histori horror ka ndodhur pasditen e sotme në një apartament në qendër të Athinës, kryeqyteti grek ku oficerët e policisë gjetën një çift të vdekur.Trupi i gruas ishte në gjendje dekompozimi të avancuar ndërsa burri, 66 vjeç, u gjet me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, e vendosur pranë çiftit të vdekur.
Hetimet janë në fazën fillestare dhe një mjek ligjor pritet në vendngjarje për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur