Ballina Bota Aksident i rëndë/ Kamioni përplas për vdekje 6 fëmijë dhe plagos 14...

Aksident i rëndë/ Kamioni përplas për vdekje 6 fëmijë dhe plagos 14 të tjerë

20
0

Të paktën 6 nxënës të një shkolle kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi u përplasën nga një kamion në Irak.

Shoferi i kamionit humbin kontrollin e u përplas me një grup nxënës të një shkolle fillore aty pranë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin jugor të Iranit, Basra.

Burimet spitalorë bëjnë me dije se disa prej fëmijëve të plagosur janë në gjendje kritike për jetën, pasi kanë marrë lëndime të mëdha në kokë.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri iranian, Muhammed Shia al-Sudani, i cili urdhëroi hetim të menjëhershëm për aksidentin fatal.