Ballina Politika A do të pranonte të ishte pjesë e qeverisë? Flet Flutura Açka:...

A do të pranonte të ishte pjesë e qeverisë? Flet Flutura Açka: Kam një kontratë shumë të fortë…

25
0

Flutura Açka, e ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, u pyet nëse do të pranonte nëse do i vinte një ftesë nga mazhoranca për të qenë pjesë e kabinetit drejtues.

“Nëse është fjala për shqiptarët, unë për shqiptarët rri në këmbë. Por, çështja është kontrata. Ka një kontratë shumë të fortë për këtë gjë. Liria ime, qoftë si ministre, qoftë si nëpunëse, kudo që të jem, është e paprekshme”, tha Açka.

“Liria në raport me publikun shqiptar. Vendimet që marr unë, janë vendimet e mia në lidhje me ato principe të cilat i kam vendosur unë. Nëse principet nuk shkelen, nëse kontrata nuk shkelet… unë gjërat i kam publike”, shtoi Flutura Açka për gazetarin Andrea Danglli në A2CNN.

Sipas saj, “po të vijë puna për gjëra që janë themelore për shqiptarët, nuk e shoh si dramatike”.

“Por, duke njohur CV-në e kësaj mazhorance, është diçka dramatike dhe nuk do ta pranoja kurrë”, theksoi më tej Açka.