Evropa po përgatitet të diskutojë një zgjerim të ri, dhe opinioni publik duket se po lëviz në dy pista paralele: hapje e Unionit dhe dyshimi mbi funksionalitetin e saj, shkruan adnkronos.it.
Sipas Eurobarometrit të fundit, 56% e qytetarëve të BE-së janë ”Pro” pranimit të anëtarëve të rinj, por vetëm nëse ata respektojnë plotësisht rregullat e përbashkëta komunitare.
Ata që japin më shumë konsensus janë të rinjtë: dy në tre midis moshës 15 dhe 39 vjeç e konsiderojnë zgjerimin një hap të duhur, të bindur se më shumë shtete në BE do të thotë mundësi më të mëdha punësimi, lëvizshmërie dhe ndikim global.
Ndër përfitimet kryesore të perceptuara të zgjerimit janë një treg më i madh për bizneset (36%), ndikim më i madh gjeopolitik i BE-së (35%), më shumë mundësi për punëtorët e kualifikuar (30%) dhe solidaritet më i madh midis vendeve (29%).
Por kur bëhet fjalë për frikën, të dhënat bëhen më të theksuara: 47% përmendin imigracionin e pakontrolluar si shqetësimin e tyre kryesor, 41% kanë frikë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, dhe 38% kanë frikë nga kostot për taksapaguesit.
Shqetësime të tjera përfshijnë cenueshmërinë ndaj sfidave të reja të sigurisë (29%) dhe erozionin e vlerave evropiane (24%).