Policia ka vendosur në pranga një 34-vjeçar i cili akuzohet se për motive të dobta ka djegur automjetin e një 43-vjeçareje.
Në pranga ka rënë i riu Danjel Bushka, ndërsa ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 3 Shtatorit, rreth orës 23:50, në rrugën “Frang Bardhi”.
Në pamje shihet i riu teksa i vendos flakën automjetit tip “Citroen” në pronësi të 43-vjeçares.
“Si rezultat, në kuadër të operacionit “The Arsonist”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi D. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili nga hetimet dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta”, informuan blutë.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “The Arsonist”.
Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 43-vjeçare, për motive të dobëta.
Menjëherë pas njoftimit se me datë 03.09.2025, rreth orës 23:50, në rrugën “Frang Bardhi” ishte djegur automjeti tip “Citroen” në pronësi të një 43-vjeçareje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 organizuan punën për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.
Si rezultat, në kuadër të operacionit “The Arsonist”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi D. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili nga hetimet dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.