Ballina Sport Rooney: Tuchel? Një trajner i nivelit të lartë

Rooney: Tuchel? Një trajner i nivelit të lartë

0
14

Tri fitore në tri ndeshje si trajner i Anglisë nuk kanë qenë të mjaftueshme që Thomas Tuchel të fitojë plotësisht admirimin e publikut anglez.

Megjithatë, ish-ylli i Manchester United, Ëayne Rooney, i ka ardhur në ndihmë gjermanit: “Mendoj se ai është një trajner i klasit të lartë. Ndoshta është pak i zemëruar për mënyrën se si kanë luajtur lojtarët e tij”.

Komentet e tij për BBC-në iu referuan ndeshjeve kundër Shqipërisë, Letonisë dhe Andorrës, ekipe të forta dhe të vështira për t’u përballur:

“Janë 10 lojtarë pas topit dhe duhet të thyesh murin, gjë që nuk është e lehtë kundër asnjë skuadre. Do të jetë e rëndësishme të shohësh Anglinë të luajë kundër kundërshtarëve më të fortë, por mendoj se Tuchel do të bëjë shumë mirë”.