Ballina Lifestyle “Ajo shkatërroi një familje!”, pse fansat po sulmojnë Ariana Granden?

“Ajo shkatërroi një familje!”, pse fansat po sulmojnë Ariana Granden?

62
0

Nuk ka kaluar shumë kohë nga publikimi i këngës së re të Ariana Grandes dhe duket se impakti nga fansat nuk ka qënë shumë pozitiv. Shkak për këtë është bërë teksti i këngës në të cilën këngëtarja ka dashur të shprehë reagimin që mori pasi filloi të takohej me aktorin Ethan Slater, duke u thënë fansave të saj të merreshin me punët  e tyre.

Megjithatë, fansat iu përgjigjën 30-vjeçares, në rrjetet sociale përmes komenteve për lidhjen e saj të dashurisë e cila besohet se nisi përpara se Slate të ndahej nga bashkëshortja e tij.

“Ajo shkatërroi një familje, tani ajo dëshiron të luajë viktimën” – është një nga komentet e shumta në rrjetet sociale drejtuar artistes.

Pavarësisht nga ajo që besojnë fansat, nuk ka asnjë provë të fortë që tregon se Grande mund të këtë çuar në ndarjen e Slater me ish-partneren e tij me të cilin ka edhe një fëmijë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu