Ish-kreu i SHIK Fatos Klosi komentoi në një intervistë për Euronews Albania lajmin e publikuar në mediat serbe për kapjen e një spiunin serb që punonte për shërbimin sekret shqiptar.
Sipas tij lajmi duket i sajuar pasi shërbimet sekrete nuk i nxjerrin në publik lajme të tilla që kanë të bëjnë me veprimtarinë e tyre.
Klosi tregoi se Shqipëria ka pasur agjentët e vet në Serbi. Ndërsa theksoi se interesi nuk ka qenë për bazat e tyre ushtarake por çështje që lidhen me politikën.