Ballina Bota Përdoruesit po “zhduken” nga WhatsApp, Meta pranon problemin dhe premton zgjidhje

Përdoruesit po “zhduken” nga WhatsApp, Meta pranon problemin dhe premton zgjidhje

63
0

Një problem i pazakontë teknik po shqetëson mijëra përdorues të WhatsApp në mbarë botën. Sipas raportimeve të shumta, kontakte të ndryshme po “zhduken” papritur nga aplikacioni, ndërsa disa përdorues po përballen edhe me fshirje të profileve apo pamundësi për të hyrë në llogaritë e tyre.

Meta, kompania që zotëron WhatsApp, ka pranuar se është në dijeni të problemit dhe ka deklaruar se po punon për ta zgjidhur “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ndërkohë, rrjetet sociale dhe forumet janë mbushur me ankesa nga përdorues që raportojnë humbje kontaktesh, probleme me rikthimin e bisedave dhe vështirësi në sinkronizimin e llogarive, ndërsa disa të tjerë pretendojnë se janë bllokuar pa ndonjë arsye të qartë.

Ende nuk dihet shkaku i saktë i defektit dhe Meta nuk ka bërë të ditur se sa përdorues janë prekur, por kompania u ka kërkuar përdoruesve durim derisa të përfundojë rregullimi i problemit.