Ballina Aktualitet Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin

55
0

Kanë përfunduar fjalimet e mbajtura para godinës së Kryeministrisë në protestën e 67-të kundër qeverisë.

Menjëherë pas mbylljes së adresimeve, protestuesit kanë nisur marshimin, duke vijuar protestën në rrugët e kryeqytetit.

Në përfundim të tubimit, aktivisti Edison Lika u dha një mesazh të pranishmëve me fjalët: “Nesër më shumë”, duke paralajmëruar vazhdimin e protestës nesër edhe në ditët në vijim.

Protestuesit kanë vijuar marshimin nga Bulevardi në drejtim të Liqenit Artificial, në kuadër të protestës së 67-të kundër qeverisë.

Gjatë marshimit, qytetarët kanë brohoritur një sërë thirrjesh, mes të cilave: “Shqipëria meriton revolucion”, “Shqipëria e shqiptarëve” dhe “Rama jep dorëheqjen”.

Me pankarta dhe flamuj kombëtarë në duar, protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit, ndërsa përsërisin kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas organizatorëve, protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa qytetarët deklarojnë se do të vazhdojnë rezistencën deri në realizimin e kërkesave të tyre.