Ballina Politika Përvjetori i vrasjes së Azem Hajdarit/ Tritan Shehu: Simbol frymëzues, mesazhi i...

Përvjetori i vrasjes së Azem Hajdarit/ Tritan Shehu: Simbol frymëzues, mesazhi i tij më aktual se kurrë

98
0

Sot shënohet përvjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, një prej figurave më të njohura të lëvizjes antikomuniste dhe të Partisë Demokratike. Në këtë ditë përkujtimore, deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka kujtuar Hajdarin, duke e cilësuar atë si një simbol frymëzues për demokracinë dhe lirinë.

Shehu shprehet se Azem Hajdari la pas një boshllëk të madh në shoqërinë shqiptare, i cili sipas tij ndihet edhe më shumë në periudhat e përballjeve të forta politike. “Edhe pas kaq vitesh nga ai krim politik, Azemi vazhdon të jetë këtu! Është pjesë e PD-së, e opozitës, e asaj shoqërie shqiptare që aspiron dhe lufton për lirinë, demokracinë dhe vlerat europiane”, shkruan Shehu.

Deputeti demokrat e përshkruan Hajdarin si një figurë që, edhe pse mungon fizikisht, vijon të frymëzojë breza të tërë. Sipas tij, Azem Hajdari ishte një “lëmsh i zjarrtë” gjatë viteve të përballjes me regjimin diktatorial dhe mesazhi i tij mbetet aktual edhe sot.

REAGIMI
Azemi eshte simbol frymëzues!
Ai la pas një boshllëk real në shoqërinë shqiptare. Një boshllëk që, veçanërisht në këto kohë përballjesh të forta me regjimin, bëhet çdo ditë e më i prekshëm.
Edhe pas kaq vitesh nga ai krim politik, Azemi vazhdon të jetë këtu!
Është pjesë e PD-së, e opozitës, e asaj shoqërie shqiptare që aspiron dhe lufton për lirinë, demokracinë dhe vlerat europiane.
Edhe në mungesë, ai vazhdon të rrezatojë e të frymëzojë.
Azemi ishte një “lëmsh i zjarrtë” në vitet e përballjes me regjimin diktatorial.
Një “lëmsh” që nuk e ka humbur ndriçimin!
Sepse dhe sot mesazhi i tij është përsëri aktual, ndoshta më i nevojshëm se kurrë: të vrasim frikën mes njerëzve!
Ashtu siç bëri Azemi.
Ashtu siç luftoi ai.
Për lirinë, demokracinë, Europën!
Do ta kujtojmë përherë.
Familja, shokët, miqtë, ata që e njohën dhe luftuan përkrah tij, por edhe brezat që nuk patën mundësinë ta njihnin fizikisht.
I përjetshëm qoftë kujtimi i Azem Hajdarit!
I përjetshëm qoftë mesazhi i tij!