Ballina Aktualitet Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut – Tirana me një tjetër titull,...

Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut – Tirana me një tjetër titull, që pritet të shtojë vizitorët

74
0

Pas titullit Kryeqyteti Europian i Rinisë, dhe atij Qyteti Europian i Sportit, Tirana ka marrë një tjetër titull, Kryeqyteti Mesdhetar i Kultures dhe Dialogut per vitin 2025.

Drejtori i projekteve strategjike në Bashkinë e Tiranës, Genci Kojedheli tha se buqeta e aktiviteteve që organizohen në kuadër të këtyre eventeve janë një vlerë e shtuar për kryeqytetin.

“Në fokus të aplikimit tonë është “Tirana si një urë” mes qyteteve, kulturave, gjuhëve dhe traditave historike. Duam të tregojmë vlerat tonë, siç është mikpritja apo harmonia fetare, për të cilën ne duhet të krenohemi.”

Gjatë këtij viti në kryeqytet do të nisë organizimi i aktiviteteve që do të mbahen në kuadër të titullit “Tirana kreqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”

“Disa nga aktivitetet e Unionit do të mbahen këtë vit në Tiranë. Gjithashtu përgjatë vitit 2024 të angazhohen të gjithë aktorët e interesuar që merren me çështjet e kulturës dhe dialogut në qytete, përfshirë shoqërinë civile për të krijuar një agjendë të bukur, interesante, joshëse me evente kombëtare dhe ndërkombëtare.”

Sipas drejtorit të projekteve strategjikë në Bashkinë e Tiranës, këto aktivitete pritet që jo vetëm ta vendosin Tiranën nën dritën e prozhektorëve, por të ndikojnë edhe në shtimin e vizitorëve.

“Të gjitha këto aktivitete presim që të rrisin edhe numrin e vizitorëve që do të vijnë në Tiranë.”

Ky titull ju dha Tiranës nga Unioni për Mesdheun, një organizëm ndërqeveritar me 43 shtete anëtare, ku bëjnë pjesë shtete e BE, si edhe shtetet që lagen nga Mesdheu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu