Ballina Aktualitet Ish-luftëtari i UÇK nuk do ekstradohet në Gjykatën Speciale të Kosovës, Dritan...

Ish-luftëtari i UÇK nuk do ekstradohet në Gjykatën Speciale të Kosovës, Dritan Goxhaj fiton dhe në Gjykatën e Lartë

56
0

Dritan Goxhaj nuk do të ekstradohet për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, në Hagë

Gjykata e Lartë vendosi sot rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Apelit

Ish-luftëtari i UÇK-së u arrestua në Tiranë më 31 korrik 2023. Ndaj shoqëruesit të trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, Gjykata Speciale e Kosovës kishte lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.