Ballina Kulturë I kushtoi jetën trashëgimisë kulturore/ Ndahet nga jeta studiuesi dhe etnografi Agim...

I kushtoi jetën trashëgimisë kulturore/ Ndahet nga jeta studiuesi dhe etnografi Agim Bido

22
0

Studiuesi dhe etnografi Agim Bido është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare.

Ai i kushtoi jetën dokumentimit dhe ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore. Agim Bido është autor i veprës “Arti popullor në veshje e tekstile popullore” (1991).

Bido la një kontribut të rëndësishëm në studimin e kostumeve tradicionale shqiptare, veçanërisht të xhubletës, simbolit të rrallë të kulturës sonë kombëtare. Kontributi i tij studimor ishte thelbësor në regjistrimin e xhubletës si pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë jomateriale të UNESCO-s.

Trashëgimia kërkimore shkencore e Agim Bido përfshin mbi 300 shkrime në revista të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Agim Bido lindi më 8 gusht 1956 në qytetin e Delvinës. Në vitin 1982 përfundon studimet për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe prej vitit 1983, punoi si kërkues shkencor pranë Institutit të Folklorit.