Ballina Sport Trajneri i Portugalisë: Ronaldo në formë, por nuk e di nëse do...

Trajneri i Portugalisë: Ronaldo në formë, por nuk e di nëse do të mund të luajë 90 minuta

33
0

Në konferencën paraprake për shtypin para ndeshjes së fundit testuese të Portugalisë para Euro 2024, kundër Irlandës, trajneri Roberto Martínez u pyet nëse Cristiano Ronaldo do të ishte i përgatitur për të “sulmuar dhe mbrojtur” për 90 minuta, duke qenë se kjo është një nga mënyrat që trajneri pëlqen të luajë.

“Është e rëndësishme për ne që të jemi në gjendje të sulmojmë dhe të mbrohemi me njëmbëdhjetë lojtarë. Cristiano ka përvojë të madhe, nuk ka asnjë me 5 Europianë të luajtur.

Ai është një lojtar që di shumë mirë të përdorë hapësirën në zonë. Fokusi i Cristianos, reagimi ndaj humbjes dhe pozicionet mbrojtëse ishin perfekte në ndeshjet e fundit që luajtëm, ndaj nuk kam asnjë dyshim apo shqetësim”, tha trajneri i kombëtares së Portugalisë.

Pavarësisht sqarimeve, Martínez donte të bënte të qartë se ai nuk mund të garantojë që Cristiano Ronaldo është i përgatitur për të sulmuar dhe mbrojtur gjatë gjithë ndeshjes:

“Ajo që ndodh në këto turne është se ne duhet të bëjmë vlerësime çdo ditë”.

Trajneri shtoi gjithashtu:

“Cristiano kishte 51 ndeshje, nuk e kishte problem t’i luante të gjitha, por të dhënat në nivel klubesh nuk janë të njëjta në nivel kombëtar. Ai tregoi se mund të luajë çdo 4 ditë, por ne e vlerësojmë këtë në kohë reale gjatë turneut”.