Ballina Aktualitet Tension te ‘Zogu i Zi’/ Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë...

Tension te ‘Zogu i Zi’/ Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, policia shoqëron disa prej tyre

53
0

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, teksa trafiku në kryeqytet ka qenë në nivele të larta, në Tiranë një tjetër formë proteste.

Protestuesit kanë tentuar të protestojnë në nyjën e qarkullimit te Zogu i Zi, një nga akset më të ngarkuara të Tiranës, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.

Ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme, ndërsa disa prej protestuesve janë shoqëruar nga efektivët.

Ngjarja ka ndodhur në një moment kur fluksi i automjeteve në kryeqytet është i lartë për shkak të nisjes së vitit të ri shkollor, duke sjellë edhe ngarkesë të shtuar në akset kryesore të Tiranës.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë për të shmangur bllokimin e nyjës së qarkullimit dhe për të rikthyer lëvizjen normale të automjeteve.