Ballina Aktualitet “Deutsche Welle” reportazh për Alpet Shqiptare! Një grup alpinistësh nga Evropa eksplorojnë...

“Deutsche Welle” reportazh për Alpet Shqiptare! Një grup alpinistësh nga Evropa eksplorojnë bukuritë e maleve

10
0

Ky është një udhëtim larg turizmit masiv dhe hoteleve luksoze të bregdetit, ku mund të gjeni pamje spektakolare dhe një kulturë plot mikpritje. Kështu nis reportazhi i medias gjermane “Deutsche Welle” për Alpet Shqiptare.

Pjesë e tij janë disa alpiniste të udhëhequr nga eksperti malor Martin Plankensteiner nga Tiroli Jugor i Alpeve italiane të cilët do të zbulojnë anën tjetër të Shqipërisë.

Udhëtimi i tyre nis nga Liqeni i Komanit, një parajsë natyrore në veri të vendit, ku alpinistet e huaj do të shkelin shtigje të pazbuluara më parë.

Grupi i alpinisteve malore europiane do t’i kalojnë netët nën panoramën e bukur të alpeve me yje dhe do të qëndrojnë në bujtinat që ndodhen përgjatë liqenit të Komanit.

Shtigjet që do të përshkojnë alpinistët janë të pashënuara dhe pa ndonjë sinjalistike përkatëse. Ato janë hapur nga vete Martini së bashku me fermerët e zonës.

Moti apo dhe bimësia, të gjitha së bashku mund të sjellin të papritura për alpinistët. Ajo qe i druheshin të apasionuarit pas ngjitjeve në mal u bë realitet, shiu i dendur.

Për shkak të shiut të dendur në Alpet shqiptare, grupi duhet të ndalojë ngjitjen e mëtejshme në mal. Në kthim ata shprehen se aventura e tyre për shkak të shiut i kaloi të gjitha parashikimet pasi edhe varka po mbushet me ujë.

Pas një ditë të lodhshme aventurash, alpinistët shplodhen nga mikpritja e ngrohtë shqiptare dhe ushqimet tradicionale të zonës pranë Liqenit të Komanit.

Megjithatë udhëtimi i të apasionuarve të maleve vijon ditën e radhës në lartësitë e zonës së Dukagjinit, ku peizazhi natyror piktoresk është tepër mbresëlënës për të huajt.

Në reportazhin e medias gjermane “Deutsche Welle”pasqyrohen me detaje peizazhet e mrekullueshme në Alpe përgjatë Liqenit të Komanit duke ftuar të gjithë të apasionuarit pas natyrës dhe alpinizmit që ta provojnë këtë aventure në vendin e shqiponjave.