Ballina Kronika FOTO/ U vu në pranga nga policia, kush është autori i dyshuar...

FOTO/ U vu në pranga nga policia, kush është autori i dyshuar i atentatit në Shkodër

41
0

Lidhur me atentatin me armë zjarri të ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër, burime policore bëjnë me dije se është arrestuar autori i dyshuar, Ragip Gilaj, banues në Shkodër.

Policia bën me dije se ai është kapur bashkë me armën e krimit dhe makinën që ka tentuar të largohet. Në momentin e ngjarjes, i dyshuari Ragip Gilaj ishte me skafandër  në kokë dhe me një veshje blu ndërkohë që ka hapur zjarr në drejtim të personave të plagosur.

Ragip Gilaj është personi i paraqitur në foto i cili la të plagosur 3 persona dhe dy viktima në qendër të Shkodrës, ndërkohë ende nuk bëhen me dije rrethanat dhe motivet e ngjarjes.