Ballina Lifestyle Vajza me origjinë nga Kosova shpallet “Miss Finlanda 2025”

Vajza me origjinë nga Kosova shpallet “Miss Finlanda 2025”

19
0

Sarah Anjelica Dzafce është shpallur Miss Suomi 2025 (Miss Universe Finlanda 2025) të shtunën, më 6 shtator, në Hybridiarena Hype në Espoo.

22-vjeçarja nga Kuopio, do të përfaqësojë Finlandën në Miss Universe 2025, që do të mbahet në nëntor në Tajlandë.

Vendin e parë dhe të dytë e zunë Tara Lehtonen dhe Julianna Kauhaniemi.

Sarah u kurorëzua nga paraardhësja e saj, Matilda Wirtavuori, e cila vitin e kaluar në Meksikë u rendit mes 30 më të mirave dhe fitoi titullin “Miss Universe Europe & Middle East”.

Pas fitores, Sarah shprehu mirënjohjen e saj.

“Zemra ime është plot falënderime për të gjithë ata që më kanë mbështetur. Kjo kurorë nuk është vetëm e imja, por e të gjithëve që guxojnë të ëndërrojnë dhe të punojnë për të”.

Ajo shtoi se dëshiron të tregojë se Miss Finlanda nuk është vetëm një titull, por një forcë frymëzuese që mund të prekë dhe të lërë gjurmë në zemrat e njerëzve.

Sarah duhet theksuar se ndonëse është rritur në Finlandë, me origjinë është nga Kosova.