Në 82 vjetorin e çetës partizane komuniste të Myzeqesë që u përdor për pushtimin e Shqipërisë nga komunistët pro rusë e serbë kanë marrë pjesë edhe drejtues lokal të Partisë Socialiste por edhe deputetë të rilindjes.
Edhe ata si fatosët dhe pionierët e Enverit me shallin e kuq të komunizmit janë munduar që ti japin mesazhe mbështetje trashëgimtareve të kësaj çete të kuqe.
Shihet në foton e siguruar nga Syri kreu i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha një ushtar i bindur i pasardhësit të bllokut Edi Rama, ish kreu i bashkisë së Beratit Ervin Demo, por edhe deputeti Gjiknuri që nuk harron tu rrijë afër atyre që ua blen votën me 5 mijë lekë dhe e bën rezultatin ‘Termet’.
Vënë shallin e kuq në qafë e harrojnë ose e bëjnë me qëllim që të fshehin krimet që këto çeta dhe bandat e komunizmit për 50 vjet bënë mbi shqiptarët duke i vrarë e masakruar.







