Zëvendëspresidenti JD Vance ul entuziazmin e të majtëve siç vetëm ai di ta bëjë, pasi demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve publikuan imazhin e supozuar të një urimi ditëlindjeje që ata pretenduan se vinte nga presidenti Donald Trump për të dënuarin për abuzim seksual Jeffrey Epstein. Dhe e vërteta është e shkruar aty për ta parë të gjithë: nuk është firma e tij.
Shumë gjëra për Presidentin Trump janë unike, dhe njëra prej tyre është sidomos firma e tij, e cila shfaqet në sende si artikujt MAGA, kapelat “47” dhe sidomos te Urdhrat Ekzekutivë që ai nënshkruan.
Ky fakt ishte i pamundur të shpërfillej kur demokratët të hënën publikuan atë që pretendonin se ishte prova e një urimi ditëlindjeje nga presidenti për Epstein-in.
Si me shumicën e gjërave që lidhen me Trump-in gjatë pothuajse dhjetë viteve të fundit, ajo që pretendojnë demokratët dhe mediat tradicionale për të, më pas rezulton të jetë gënjeshtër. Dhe ky rast nuk bën përjashtim.
Pas publikimit, Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ishte ndër të parët që e goditi atë që ajo e quajti “Mashtrimi demokrat për Epstein-in”, duke theksuar se mund ta shohim me sytë tanë që Trump nuk e ka nënshkruar.
“Artikulli më i fundit i publikuar nga Wall Street Journal PROVON se e gjithë kjo histori e ‘urimit të ditëlindjes’ është e rreme,” shkroi Leavitt. “Siç kam thënë gjithmonë, është shumë e qartë që presidenti Trump nuk e ka vizatuar këtë figurë dhe nuk e ka firmosur.”
“Ekipi ligjor i presidentit Trump do të vazhdojë të ndjekë në mënyrë agresive procedurat gjyqësore,” shtoi ajo. “Për më tepër, ‘reporteri’ @joe_palazzolo që shkroi këtë artikull katrahurë kërkoi një koment pikërisht në të njëjtin moment që botoi historinë, pa na lënë kohë për t’u përgjigjur. Ky është FAKE NEWS për të vazhduar Mashtrimin demokrat për Epstein-in!”
Zëvendëspresidenti reagoi ndaj postimit të Leavitt-it për të ashtuquajturën urim ditëlindjeje Trump-Epstein dhe e quajti me të drejtë si është vërtet: “pallavra.”
“Demokratëve nuk u bëhet vonë për Epstein-in,” shkroi Vance. “Nuk u bëhet vonë as për viktimat e tij. Prandaj kanë heshtur për vite me radhë. Atyre u intereson vetëm shpikja e një skandali tjetër të rremë si Russiagate për të njollosur presidentin Trump me gënjeshtra,” shtoi ai. “Askush nuk po bie pre e këtyre pallavrave.”
Zëvendësshefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe Sekretar i Kabinetit, Taylor Budowich, gjithashtu e kritikoi urimin e ashtuquajtur të ditëlindjes dhe shkroi: “Është koha që @newscorp të hapë arkën, nuk është firma e tij. SHPIFJE!” / Red State – Syri.net







