Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e Partisë Socialiste ka sulmuar gjyqtarët dhe prokurorët.
Rama u shpreh se teksa prokurorë e gjykatës sipas tij bëjnë të bardhën të zezë, “institucionet e Drejtësisë flenë në këmbë”.
Edi Rama: Prokurorë e gjykatës jo pak dritëshkurtër, mendje ngushtë dhe nganjëherë me mungesë lemeritëse integriteti, të cilët e bëjnë të bardhën të zezë, ndërkohë që qeverisja e pavarur e sistemit reagon sikur fle në këmbë.
Individë që paguhen nga taksat tona ku e ku më shumë se sa mësuesit, apo se sa mjekët e infermierët e përdorin pavarësinë e tyre për të goditur interesat e shtetit, vetë familje të një lagje të tërë banimi të zë lemeria nga shfaqja e drejtësisë së vjetër me fytyrë të re.







